-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gentiana Sula: Vetëm koha e tij mbi tokë mund ta ndalte dashurinë e Benit për Tiranën

Kryesoret

Vetëm koha e tij mbi tokë mund ta ndalte dashurinë e Benit për Tiranën, njerëzit e saj, historinë e qytetit, mbijetesën me nder e mirësinë që ky komunitet i dashur përcjell brez pas brezi në shekuj.

Tirana humbi sot një ndër qytetarët e saj më të dashur dhe të përkushtuar, kryetar i Shoqatës “Tirana” dhe një figurë e spikatur në jetën publike të kryeqytetit. Tafaj përfaqësonte gjithçka që një tiranas mban në AND, dashuri për qytetin, respekt për bashkëqytetarët dhe përkushtim ndaj kauzave që pasqyrojnë vlerat më të mira të këtij komuniteti që zgjerohet e zgjerohet çdo ditë e më shumë duke marrë e dhënë energji pozitive.

Në bashkëpunimin e ngushtë, që Tafaj pati si kreu i Shoqatës “Tirona” me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), për hedhjen dritë mbi të kaluarën e errët të Tiranës gjatë periudhës së regjimit komunist, u bë e mundur lidhja e institucionit me komunitetin, e dokumentit arkivor me dëshminë e të mbijetuarve dhe familjeve tiranase, nga ku mori jetë platforma “Tirana në syrin e Sigurimit të Shtetit.

Në 13 qershor 2020 skicuam bashkëpunimin dypalësh në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet ku vendosëm të nisnim me përkujtimin e intelektualëve tiranas të përndjekur nga regjimi komunist. Nga kërkimi arkivor dolën në dritë figura si Hafiz Ibrahim Dalliu, Osman Kazazi, Xhemal Farka, Ibrahim Kusi, Mustafa Grebleshi, Fiqiri Llagami e plotë të të tjerë që u përballën me padrejtësitë e diktaturës.

Në tetor të vitit 2020 në mjediset e shtëpisë së familjes Begeja u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Shoqatës “Tirana”.

Në 19 nëntor 2021 organizuam për herë të parë një ekspozitë arkivore dokumentare ku qytetarët dhe studiuesit prekën për herë të parë dokumentet që ju kishin nxi jetën e tyre, aty ku shkruhet historia e shtypjes, grabitjes, dhunës dhe vrasjes të krijesave fisnike që i kishin dhënë jetë e dritë kryeqytetit.

Në 23 nëntor 2022 organizuam mbajtjen e ligjëratës “Tirana nën kontrollin e pushtetit komunist – tatimet, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945-1949”, një event ku morri peshë trajtimin i prej temave të ndjeshme për kryeqytetit, ajo e pronës, një plage ende e hapur për shoqërisë shqiptare që i ka rrënjët në vendosjen e regjimit diktatorial.

Në 16 nëntor 2023 zhvilluam aktivitetin Dosja e Hapur, ku morëm në shqyrtim dy figura të kryeqytetit në dukje antagoniste, por viktima të pushtetit Xhahit Toptani dhe Abdyll Këllezi.

Me emrin e Ben Tafaj AIDSSH do lidhë përpjekjet e komunitetit për të njohur dhe vlerësuar historinë e qytetit.

Le të kujtojmë Benin jo vetëm si një mik, por si një model i qytetarit që punoi për të ndërtuar ura mes së shkuarës dhe të ardhmes së Tiranës sonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit