Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje kriminale, duke shpallur në kërkim 21-vjeçarin A.K., i cili qarkullonte me armë zjarri.
Kur ka parë forcat e policisë, ai ka braktisur makinën dhe është larguar. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një armë zjarri pushkë me municion luftarak dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan. Policia ka nisur një operacion për kapjen e 21-vjeçarit, që dyshohet se ishte i armatosur dhe kishte në plan të kryente një krim.
Materialet e hetimit i kaluan Prokurorisë për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë.