Kuvendi miratoi sot buxhetin e shtetit për vitin 2025 me 75 vota pro dhe 24 kundër.
Të gjitha amendamentet e opozitës, që kërkonin ndryshime në pensione, shëndetësi, arsimin dhe bujqësinë, u rrëzuan.
Mazhoranca mbrojti buxhetin si një instrument për rritje ekonomike, ndërsa opozita e kritikoi për mungesë dialogu.