Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në një psotimi në rrjetin social në facebook ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta e politikanit dhe aktivistit Arben Tafaj.
Këlliçi shprehet se Tafaj bëri shumë për qytetin dhe kontribuoi për vlera më të mira që të gjithë duhet që të luftojnë.
“Si kryetar i “Shoqatës Tirana”, punoi pa u lodhur për të ruajtur trashëgiminë, shpirtin e qytetit e autenticitetin tiranas. Po gjithnjë duke përkrahur bashkëjetesën dhe frymën e miqësisë me secilin komunitet.Si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë ai ishte një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim.
Pa Arbenin, Tirana është sot më e varfër, me një referencë që do të na mungojë të gjithëve.
Por ai ka lënë pas shumë punë të mira e rezultate dinjitoze, kujtime dhe vlera, siç është dhe dera e madhe Tafaj, nga ai vjen.”, shkruan Këlliçi.