Policia Rrugore në Lezhë gjaatë nëntorit ka vendosur 2830 masa asministrative, ka arrestuar 46 shofer, ku 6 nga këto drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe 40 për drejtim pa leje.
2830 gjoba janë konkretisht për 845, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
590, për parakalime të gabuara;
126, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
97, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
69, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
15, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
580, për parkime të gabuara;
508, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia e Lezhës bën apel që të gjithë drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos përdorin telefona gjatë drejtimit të mjetit ose nën efektin e alkoolit.