Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimet këshilluese me prindërit që po zhvillohen në shkollat e Shqipërisë, në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok.
Takimet po zhvillohen në qytete të ndryshme dhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për t’u informuar dhe angazhuar në menaxhimin e përdorimit të rrjeteve sociale.
“Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok SHQIPËRIA2030”, ka shkruar Rama.