Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris këtë fundjavë. Katedralja historike është vendosur të rihapet të shtunën pas më shumë se pesë vitesh rindërtim pas një zjarri shkatërrues në 2019.
Donald Trump me anë të një postimi në faqen e tij Truth Social njoftoi se do të marrë pjesë edhe ai në ceremoninë e hapjes së katedraljes.
“Është nder të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë, të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales së mrekullueshme dhe historike Notre Dame, e cila është restauruar plotësisht pas një zjarri shkatërrues pesë vjet më parë,” shkroi ai.
“Presidenti Emmanuel Macron ka bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar që Notre Dame të jetë rikthyer në nivelin e saj të plotë të lavdisë, dhe aq më tepër. Do të jetë një ditë shumë e veçantë për të gjithë!”, shkroi Trump.