Ministri i Jashtëm Igli Hasani me anë të një postimi në facebook ka shprehur se Shqipëria shënon 112 vite në shërbim të diplomacisë shqiptare.
Ai thotë që janë 112 vite histori, përkushtim dhe kranri në shërbim të diplomacisë shqiptare. Hasani thekson se do të forcojnë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare
Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë.
Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, shkruan Hasani.