-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Hetim i plotë parlamentar për aferën e portit të Durrësit

Kryesoret

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka kërkuar një hetim të plotë parlamentar për aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar si një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama-Balluku.

Bardhi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë investigimet e mediave gjermane, të cilat kanë zbuluar lidhje me këtë aferë që shkojnë deri në Ekuador dhe Kolumbi.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Afera e Portit të Durrësit që sipas investigimeve serioze të mediave gjermane ka gjurmë që shkojnë deri në Ekuador dhe Kolumbi, është një nga aferat më të mëdha të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, që duhet të hetohet me seriozitet dhe pa asnjë vonesë. Për këtë qëllim, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u vendos që mbi këtë aferë të kërkohet një hetim i plotë parlamentar.

Transparenca mbi pasuritë publike dhe veçanërisht verifikimi dhe prerja e lidhjeve të krimit të organizuar me projekte madhore strategjike të vendit, duhet të jetë misioni i Kuvendit në periudhën e mbetur të kësaj Legjislature.

Grupi Parlamentar i PD nxit Prokurorinë e Posaçme që sa më parë dhe pa asnjë hezitim të hetojë dhe verifikojë të gjitha investigimet e kryera mbi këtë aferë skandaloze korruptive dhe që dyshohet se ka fije të lidhura me krimin e organizuar ndërshtetëror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit