Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi, me 6 vjet burg për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
Pas gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 4.6 vjet. Bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi, u dënuan me nga 2.5 vjet burg.
Taçi u arrestua në shkurt të këtij viti, dhe gjatë hetimeve u sekuestruan dokumente të falsifikuara që kishte përdorur në databazën e Kadastrës.