Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në Prishtinë shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, për të diskutuar sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe përpjekjet për mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.
“Gjeneralmajor Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ata u fokusuan në rëndësinë e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të paanshëm dhe të sigurt në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.