Autoriteti i Medias Audiovizive ka paraljmëruar të rinjtë shqiptarë që të kenë kujdes nga një sfidë e re që po qarkullon në platformën Tik Tok.
Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi ka njoftuar se nga kjo sfidë e rrezikshme në Rumani kanë përfunduar në spital dhjetëra adoleshentë, ku kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda.
“Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, ‘Sfida e Supermenit’. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.
Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.
Prindër bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!
Fëmijë dhe adoleshentë, mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, shkruhet në njoftimin e AMA-s.