Në këto ditë dhjetori, Fushë Studëni, brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut, është mbuluar nga dëbora, duke ofruar pamje magjepsëse.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale disa imazhe të bukura të këtij vendi, i cili është i rrethuar nga pyje të larta dhe një liqen, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm nën petkun e bardhë të dëborës.
Fushë Studëni është një destinacion i shkëlqyer për ata që duan të shijojnë natyrën dhe bukuritë e Shqipërisë gjatë dimrit.