Një i dënuar që vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë është arratisur pas shfrytëzimit të lejes shpërblyese. Ai ishte larguar nga burgu për të kaluar kohë me familjen, por pas skadimit të lejes, nuk është rikthyer në qeli.
Sipas burimeve, i dënuari, që është përfitues i lejes për herë të tretë, duhej të rikthehej në burg më 2 dhjetor 2024, por ai ka udhëtuar jashtë shtetit. Pas verifikimeve të kryera, autoritetet kanë mësuar se ai ka lënë Shqipërinë, ndërkohë që familjarët kanë pohuar se ai nuk ndodhej në banesën e tij.
Për këtë rast, janë alarmuar Drejtoria e Burgjeve dhe Policia, dhe aktualisht po kryhen hetime për zbardhjen e situatës dhe gjetjen e të dënuarit.