Trupi i një të riu shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në Kanalin e Korfuzit, pranë zonës së Poseidonisë në Korinth.
Viktima është identifikuar si Adi Cengu, 30 vjeç, nga Tirana, që jetonte në Lehaio të Korinthit. Punonjësit e një kompanie që realizon projekte në kanalin e Isthimou e pikasën trupin teksa ai notonte në ujë.
Hetimet janë hapur nga Departamenti i II Portual Isthimou dhe është urdhëruar autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij.