Seanca e Kuvendit u tensionua pas propozimit të PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje. Gazment Bardhi i PD i akuzoi deputetët e mazhorancës si “kukulla të Edi Ramës”, duke thënë se ata veprojnë pas urdhërave të tij.
“Sa ju merr Rama në telefon, ju ngrini direkt!”, tha Bardhi, duke shkaktuar reagime të forta nga anëtarët e PS.