Mbrëmjen e nesërme Mbretëria e Bashkuar pritet që të goditet nga stuhia Darragh.
Sipas mediave të huaja, në ishull është paralajmëruar dhe u janë bërë thirrje njerëzve që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur veten dhe pronën.
Moti pritet që të jetë me shira të dendura dhe erëra të forta me rrezikun e kushteve të rrezikshme dhe me përmbyjtje. Parashikuesit thanë që pritet që stuhia të sillte erëra deri në 80 mph rreth brigjeve.
Zyra e Meteorologjisë tha se erërat “potencialisht të dëmshme” prej 60 deri në 70 milje në orë ka të ngjarë të godasin në brendësi të vendit kur alarmi të hyjë në fuqi midis orës 3 të mëngjesit dhe 21:00 të së shtunës. Përmbytjet mund të jenë një rrezik për në tokat e prekura pas stuhive Bert dhe Conall.