Minatorët, të mbështetur nga Lëvizja Bashkë, janë grumbulluar para Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar miratimin e statusit të veçantë për punonjësit e minierave dhe rritjen e pensioneve të tyre.
Ata kërkojnë një trajtim të dinjitetshëm për kontributin e dhënë për ekonominë e vendit, duke theksuar nevojën për një ligj që garanton pensione të mjaftueshme për këtë kategori.
Kjo protestë vjen në një moment kur paralelisht po zhvillohet një tjetër protestë nga sindikatat e pavarura, të cilat kërkojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët.
Sindikatat protestojnë para Kuvendit për rritjen e pensioneve