Deputeti i PD-së, Flamur Noka, komentoi mbylljen e seancës plenare, duke theksuar se deputetja Ina Zhupa përdori një fjalor të qartë dhe korrekt në përplasjen me Erion Braçen.
Ai u shpreh se fjalët e Braçes ishin “fjalë horrash dhe banditësh”, ndërsa për këtë, Noka tha se kur dikush e tepron, i thuhet “mos ha miza”. Deputeti kritikoi mbylljen e seancës, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar ministren dhe shprehu besimin se opozita do të vazhdojë rrugën e saj.
Noka: Zonja Zhupa përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal. Në anët tonë, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, përdori me iniciale. Në raste se mizat i shqetësojnë është çështje e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjali i kolegut jete ishte fjalon horrash e banditësh, fjalor rrugësh.
Të trembur nga situata politike, gjetën zgjidhje për të shpëtuar ministren, mbyllën seancës. Parlamente pa opozitën kanë zhvilluar ata, por sot që ishte opozita dhe mazhoranca e trembu donte të ikte, e mbyllën. Të jeni të qetë, opozita do vijoj rrugëtimin e saj, atyre u ka hyrë tartakuti. Ne kemi mision të ekim në këtë drejtim, ata do ikin nga Parlamenti.