Drejtori i policisë Ilir Proda ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, si dhe dy oficerët e kontaktit pranë policisë së shtetit. Gjatë takimit Proda dhe ambasadori Reinout Vos vlerësuan bashkpunimin e deritanishëm mes Policisë Kombëtare Holandeze dhe Xhandamërisë Mbretërore.
Proda i konfirmoi ambasadorit vendosmërinë e tij për të forcuar këtë bashkëpunim, duke krijuar skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale për të luftuar krimin e organizuar.
Gjithashtu u vlerësua edhe roli i dy oficerëve të kontaktit të policisë holandeze pra policisë së shtetit si një urë lidhëse dhe garanci që ky bashkëpunim të zegjohet edhe në fusha të tjera që kanë interes të përbashkët.