-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Bllokimi i TikTok nuk është zgjidhje, por mund të ndihmojë përkohësisht

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama tha se bllokimi i plotë i TikTok mund të shërbejë si një masë, edhe për një periudhë të caktuar, për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i rrjeteve sociale.

Gjatë një diskutimi me prindër në Kamëz, Rama theksoi se shqetësimi për ndikimin e këtyre platformave, veçanërisht për fëmijët nën 16 vjeç, është një problem që po diskutohet globalisht.

“Sot, situata është e ndryshuar Shkollat dhe kopshtet në Kamëz. kanë të njëjtat shkolla si shkollat në çdo kryeqytet të Evropës. Ne ballafaqohemi me një problem që është i ri për shoqërinë njerëzore. Fëmijët tanë nuk janë vetëm me ne dhe me shokët. Sot ata kanë edhe një shok tjetër që e preferojnë më shumë se ne, se librat, që është shoku që iu del kur futen në telefon nëpër rrjetet sociale.

Posaçërisht në Tik Tok, por jo vetëm, ata kanë një shok që iu thotë të kundërtën e asaj që m,und t’iu themi ne në shtëpi, mësuesi në klasë. Ne bëhemi palë në gabim, kur për të pasur një moment qetësie, ia lëmë në dorë shokun. Ky është një fakt me të cilat përballen të gjitha shoqëritë sot. Në shtetet demokratike ka filluar një debat. K alindur një cerbat i madh botërisht në shumë vende, që këto rrjete duhet të merren nën kontroll, të paktën për fëmijët nën 16 vjeç. Nuk akoma mekanizma teknologjike për të vendosur filtra për të ndarë, kush është fëmija, kush është i rrituri. Ne jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë, se bllokimi i plotë i Tik Tok, do të ishte rrugë, qoftë edhe për një periudhë, për të parë se çfarë do të bëjnë të tjerët”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit