-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i qeverisë në Francë, Macron: Kryeministri i ri në ditët në vijim

Kryesoret

Presidenti i Francës Emmanuel Macron bëri reagimin e parë pasi qeveria u rrëzua për shkak të një mocioni mosbesimi në dhomën e ulët të parlamentit të vendit. Macron u shpreh se mandatin që ia besuan do ta ushtrojë deri në fund.

“Përgjegjësia ime kërkon sigurimin e vazhdimësisë së shtetit, funksionimin e duhur të institucioneve tona, pavarësinë e vendit tonë dhe mbrojtjen e të gjithëve”, saktëson ai, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e tij janë shumëfishuar që prej votimit të mosbesimit qeveria Barnier. Ai fajësoi të majtët për rënien e qeverisë.

“E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front anti-republikan me ndihmën e forcave që deri dje qeverisnin Francën. Disa duan të më bëjnë përgjegjës për këtë situatë, sepse është një pozicion më i rehatshëm për ta,” tha Macron.

Ai refuzoi të marrë fajin, veçanërisht me afrimin e festave dhe falënderoi Barnier për shërbimin e tij.

“Dua të falënderoj Michel Barnier për përkushtimin, këmbënguljen dhe punën e palodhur. Ai dhe ekipi i tij u ngritën në rastin kur të tjerët jo”, tha Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit