-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Kartongritësit hodhën propozimet e minimumit jetik dhe pranuan aferat korruptive të qeverisë

Kryesoret

Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi shprehet se me ardhjen e opozitës në qeverisje nuk do të vuajë njeri për kafshatën e bukës. Teliti thekson që mazhoranca ka hedhur poshtë propozimet për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri.

“I thanë jo minimumit jetik 200 euro,i thanë jo kafshatës së bukës për qindra mijëra shqiptarë në varfëri, ndërkohë që, i thanë po 143 milionë eurove për kontratat klienteliste dhe korruptive ppp. I thanë po 147 milionë eurove për ti cuar dëm te porti i ri në porto romano.I thanë po rritjes me 25 milionë euro të shpenzimeve operative të lukseve qeveritare. I thanë po tenderave qindra milionëshe në euro pa garë dhe rrugëve të florinjta në shqipërinë që nxin cdo ditë e më shumë nga mjerimi, i thanë përsëri po gllabërimit dhe abuzimit të kthyer në normë qeverisëse prej 12 vitesh tashme.”, shkruan Teliti.

Ai thekson se Partia Demokratike zotohet se në ditët e para të qeverisjes do të vendosin minimumin jetik prej 200 eurosh. Teliti shprehet se kështu do të luftohet varfëria dhe do të largohet skamja dhe trishtimi nga sytë e fëmijëve dhe tryeza e familjeve në nevojë dhe pensionistëve shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit