-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Vojvodina nuk do të pavarësohet

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përsëritur qëndrimin e tij të fortë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ka theksuar se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”

Gjatë një deklarate në Cyrih, Vuçiç theksoi se “përderisa të jem president, Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës”, duke u shprehur gjithashtu se ideja për një Vojvodinë të pavarur është thjesht një “ëndërr e disa individëve”.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.

Duke komentuar protestat në Serbi, ai e cilësoi si të padobishme çdo diskutim rreth protestuesve që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad, duke shtuar se ata që udhëhoqën protestat ishin “në debatin me veten e tyre”, dhe sipas tij, kjo do t’i çojë ata në “vetëvrasje politike”.

“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit