Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar pas mbylljes së seancës plenare, duke i qëndruar fjalëve të saj ndaj Erion Braçes.
Ajo deklaroi se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë, “jo më një burrec”, duke iu referuar Braçes. Zhupa theksoi se i qëndron plotësisht deklaratës së saj dhe shprehu se nuk tremben nga askush në maxhorancë.
Ina Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.
Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë maxhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës. Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen.