Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci, në rrugën shtetërore D-8, pranë Primoštenit, ku dy persona humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Njëri prej viktimave është një shtetas shqiptar 58-vjeçar, i cili, për shkak të shkaqeve ende të paqarta, kaloi në kahun e kundërt dhe u përplas me një automjet tjetër. Drejtuesi i këtij automjeti ishte një shtetas kroat 85-vjeçar.
Në pasojë të përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve humbën jetën, ndërsa një pasagjer 52-vjeçar, që ndodhej në makinën shqiptare, u plagos rëndë dhe është dërguar në spital.