-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IDU mbështet rezolutën e PD, kërkon qeveri kujdestare dhe ndalimin e persekutimit politik

Kryesoret

Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë (IDU) ka miratuar me votë unanime Rezolutën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku kërkohet të ndalet persekutimi politik ndaj udhëheqësve të opozitës dhe të krijohet një mjedis i drejtë për zgjedhje të lira. Rezoluta gjithashtu thekson nevojën për një qeveri kujdestare, e modeluar sipas asaj të Maqedonisë së Veriut, që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

IDU ka shprehur shqetësimin se pas 12 vitesh qeverisjeje socialiste, pushteti është përqendruar në duar të një personi, duke shndërruar zgjedhjet në një fasadë dhe duke përdorur sistemin gjyqësor si mjet për shtypjen e opozitës. Kjo ka përfshirë persekutimin politik, arrestimet dhe gjyqet e motivuara politikisht të udhëheqësve të opozitës. Rezoluta gjithashtu kërkon ruajtjen e sundimit të ligjit, një sistem gjyqësor të paanshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar.

IDU rikonfirmon mbështetjen për aspiratat demokratike dhe evropiane të Shqipërisë dhe do të monitorojë nga afër zhvillimet politike në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit