Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:40 në aksin rrugor Fier-Patos.
Një person me iniciale M. H., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të policisë, me drejtues punonjësin F. Sh.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









