-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Venecias shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës, opinioni publikohet javën tjetër

Kryesoret

Komisioni i Venecias miratoi sot, më 6 dhjetor, opinionin mbi kërkesën e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, lidhur me mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Në seancën e sotme të Komisionit për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, u shqyrtua kërkesa e Spiropalit për të marrë një mendim mbi mundësinë që Gjykata Kushtetuese të mund të imponojë një deputeti se si duhet të votojë.

Opinioni i miratuar gjatë mbledhjes do të publikohet në përputhje me rregullat dhe procedurat standarde të Komisionit të Venecias. Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryetarja Spiropali do të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit deri në publikimin zyrtar të tij, që pritet të ndodhë në javën e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit