-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rreziku nga siguria ushqimore dhe mjedisore

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike Grigels Muçollari akuzon qeverinë në lidhje me sigurinë ushqimore për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e këtyre dy sektorëve jetikë.

DEKLARATA

Shoqëria jonë u përball gjatë këtij viti me dy çështje mjaft të mprehta, si siguria ushqimore, dhe ajo mjedisore.

Denoncimet tona, zbulimet e mediave, dhe reagimi i qytetarëve treguan se produktet që konsumojmë janë të pasigurta, dhe se Agjencia qeveritare përgjegjëse për këtë sektor, AKU, është jashtë funksionit. Po ashtu, kriza e mbetjeve të dyshimta, që ende nuk është zbardhur, tregoi se nuk kemi siguri mjedisore, dhe se Agjencia qeveritare që mbulon këtë sektor, nuk e bën punën.

Siguria ushqimore dhe siguria mjedisore janë elementët më të rëndësishëm të jetës, të qytetarëve, të fëmijëve, prindërve e familjarëve të secilit prej nesh.

Çfarë kuptimi do të kishte të flisnim për të tjera gjëra të rëndësishme dhe ato, nëse jemi kaq mbrapa në këto dy drejtime?

Edhe pse gjendja është alarmante dhe gjithë shoqëria është e shqetësuar dhe kërkon zgjidhje, qeveria nuk e ka lëvizur gishtin?

Masat që merr një qeveri, dallohen tek buxheti. Në buxhetin që sapo u miratua, rilindja nuk parashikon asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore.

Asnjë plan, apo vizion për të ofruar këto dy garanci, që janë detyrë e saj dhe përgjegjësi ligjore.

Asnjë shtim fondi për trajnime, për rritje të personelit, për shtim të ekspertizës, për përmirësim të analizës, laboratoreve, për ngritje të kapaciteteve të gjurmueshmërisë, për paisje të reja e të nevojshme.

As edhe një gjë në këtë drejtim.

Qeveria në fund të mandatit, po u thotë qytetarëve se nga ushqimet e dëmshme, dhe nga mbetjet e rrezikshme apo toksike, duhet të ruheni vetë.

Një papërgjegjshmëri kriminale.

Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe sigurinë mjedisore. Ne po punojmë me ekspertë dhe njohës të fushës, për të ofruar zgjidhje për këtë çështje kaq jetike. Partia Demokratike do të vendosë gjithë burimet e duhura e të nevojshme, që shqiptarët të kenë ushqim të sigurtë, dhe mjedis, e sistem ekologjik të sigurtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit