-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pakti për Fëmijët”! Opozita kërkon komision të posaçëm për strategjinë

Kryesoret

Disa deputetë të opozitës me në krye Enkelejd Alibeajn dorëzuan në Kuvend një iniciativë pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Krahas Dashamir Shehit, Flutura Açkës dhe Enkelejd Alibeajt, deputetja Merita Bakiu tha se kjo ngjarje ngre pyetje të thella dhe kërkon reflektim.

“Ne deputetët nënshkrues të këtij propozimi, duke iu referuar depozitave të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë paraqesim kërkesën për ngritjen dhe funksionimin e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të mandatohet për hartimin e një strategjie kombëtare për fëmijët të quajtur “Pakti për Fëmijët”.

Ky dokument synohet të jetë një platformë kohezive dhe bashkëkohore që do të adresojë nevojat aktuale dhe do të ofrojë zgjidhje të cilat përkojnë me interesat më të larta të qytetarëve. Dokumenti synon të tejkalojë çdo lloj interesi apo ideologjie partiake duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe jo politizuese”, tha Bakiu.

“Vetëm një komision i posaçëm parlamentar mund të ofrojë një kornizë harmonike dhe gjithëpërfshirëse e cila shmang fragmentimin dhe politizimin që shpesh ndodh me nismat individuale apo të pjesshme. Ky komision do të punojë si një forum i përbashkët dhe gjithëpërfshirës ku përfaqësues nga të gjitha forcat politike, ekspertët e fushës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile do të punojnë së bashku për të përmbushur këtë objektiv të rëndësishëm”, tha Bakiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit