Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar mundësinë e rinisjes së bisedimeve për lirimin e pengjeve në Gaza.
Kjo pas kërkesës nga familjarët e pengjeve, që shpresojnë se Musk mund të ushtrojë presion për një marrëveshje. Rreth 100 pengje mbahen në Gaza, shumica prej të cilëve u morën gjatë sulmit të Hamasit në tetor 2023.
Përpjekjet për një armëpushim kanë dështuar, dhe kryeministri Netanyahu është nën presion për të siguruar lirimin e tyre.