-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: 14 mijë prindër në 394 takime, po kontribuojnë për kufizimin e TikTok

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit, ku stafet mësimore dhe prindërit po diskutonin mbi kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale, si TikTok.

Rama theksoi se deri tani janë realizuar 394 takime, me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia. Takimet janë zhvilluar në qytete dhe rrethina të ndryshme, përfshirë Tiranën, Shkodrën, Lezhën, Berat, Vlorën, Tepelenën dhe shumë të tjera.

Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit