Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Në ndeshjen e raundit të 1/16-ave, Shqipëria mundi Belgjikën me rezultatin 3-0 dhe arriti të bëhet pjesë e tetë ekipeve më të mira të botës.
Takimi nisi me dominimin e kuqezinjve, që e kërkuan golin që në start. Erald Leci shënoi i pari për Shqipërinë në minutën e 5-të, ndërsa tre minuta më vonë, Endrit Kaca dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, pas një kalimi të portierit belg. Në fund të pjesës së dytë, Joanc Duqi vulosi fitoren me golin e tretë, duke e mbyllur ndeshjen 3-0.
Shqipëria tani do të përballet me Omanin në çerekfinale, për të vazhduar garën drejt titullit botëror.