Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë në Komisionin e Venecias, ku mori pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij komisioni.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka shprehur mirënjohje për anëtarët e këtij forumi prestigjioz, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.
Postimi
Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni. Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike.