Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës.
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka propozuar që numërimi i votave të emigrantëve të realizohet nga persona të caktuar nga KQZ dhe jo nga përfaqësues të partive politike. Në këtë propozim, partitë politike do të kenë vetëm vëzhgues, të cilët kanë të drejtën vetëm të përjashtojnë një herë numëruesit e KQZ.
Ky propozim ende nuk ka marrë një vendim final, pasi Komisioni Rregullator e shtyu për 5 ditë diskutimin dhe pret mendimin e partive politike për të vazhduar më tej.