Mbrëmjen e sotme u rihap pas pesë vitesh katedraja Notre-Dame në Paris pasi një zjarri shkatërrues që ra në vitin 2019.
Presidenti Emmanuel Macron në fjalën e tij në ceremoni u shpreh se këmbanat që kanë shoqëruar historinë po bien përsëri.
“Ne duhet ta vlerësojmë si thesar këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka çdo person dhe se si madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”, tha Macron.
Ai e mbylli fjalimin duke thënë “rroftë Notre-Dame” dhe rroftë republika franceze.