Mbrëmjen e sotme u rihap katedralja “Notre Dame” e Parisit, e cila 5 vjet më parë u dëmtua rëndë nga një zjarr shkatërrues që dogji majën dhe çatinë e saj.
Në ceremoni mes 35 liderëve botërore merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Gjithashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Presidenti i zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe Princi i Britanisë, Uilliam.
Për shkak të erërave të forta, ceremonitë do të zhvillohen brenda kishës. Ndërsa për garantimin e sigurisë për shkak të pjesëmarrjes së personaliteteve botërore, autoritetet franceze kanë forcuar masat e sigurisë jo vetëm rreth katedrales “Notre-Dame”, por në gjithë Parisin.