Mbrëmjen e sotme u rihap pas pesë vitesh katedralja Notre-Dame në Paris. Papa Françesku në një mesazh dërguar kryepeshkopit të Parisit, Imzot Laurent Ulrich tha se “Rilindja e kësaj Kishe të admirueshme le të jetë një shenjë profetike e ripërtëritjes së Kishës në Francë”.
Ai i fton të gjithë të pagëzuarit që do të hyjnë me gëzim në këtë Katedrale të ndiejnë krenarinë e ligjshme dhe të rimarrin trashëgiminë e tyre të besimit.
Më pas ai u shpreh se me zjarrin e tmerrshëm që dëmtoi ndërtesën, zemrat u fundosën duke zhdukur një vepër besimi dhe arkitekturë e krishterë, një dëshmitar shekullor i historisë suaj.
“Sot, trishtimi dhe zia i lënë vendin gëzimit, festës dhe lavdërimit të të gjithë atyre, veçanërisht zjarrfikësve, që punuan me guxim për të shpëtuar këtë monument historik nga rrënimi, për bujarinë e madhe ndërkombëtare që kontribuoi në restaurim”, shprehet Papa Françesku.