Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të rikonstruksionit të plotë të aksit rrugor Maliq-Lozhanë në Korçë, i cili tani ofron kushte të përmirësuara për një udhëtim të sigurt dhe komod.
Ky projekt, që lidh komunitetet e zonës me qendrat urbane, nxit zhvillimin e turizmit natyror.
“Aksi rrugor Maliq-Lozhan, Korçë, tanimë me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt për banorët e zonës, por edhe vizitorët të cilët do të mund të shijojnë natyrën e pasur të zonës”, u shpreh Rama.