Ditën e sotme në orën 11:00 Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë një marshim në nder të Ditës së Rinisë.
Marshimi do të nisë nga Qytet Studenti dhe më pas do të ndalet tek Kryeministria. Pjesë e marshimit do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
34 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.