Një kioskë në zonën e Bllokut në Tiranë është grabitur pasditen e sotme. Pronarja e kioskës tha në polici se një person i paidentifikuar i ka marrë një shumë parash. Policia thotë se me një pistoletë lodër i vodhi rreth 300 lekë të rinj.
“Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar” njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.