Marshimi i Formit Rinor të Partisë Demokratike është mbyllur para selisë së qeverisë. Ata kanë marshuar në Kryeministri dhe u kanë vënë flakën tre manekinëve që kanë qenë me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, të Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Kreu i FRPD Besart Xhaferri tha se kjo godinë është simbol i tre epokave.
“Ne 45 – 90 kur burgoseshin të rinjtë në Shqipëri. 2005-2013 kur arritëm të udhëtojmë të lirë dhe 2013 – 2025 kur u dëbuan që të gjithë.”, tha Xhaferri.