-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndal emigracionit! Britania fut kodimin në Veriun e Shqipërisë

Kryesoret

Për të parandaluar emigracionin, qeveria britanike ka ndërmarrë disa nisma edukimi në fushën e inovacionit në Veriun e Shqipërisë. Sfida e Kodimit në Veriun e Shqipërisë, mbështetur nga British Council Albania, nisi rrugëtimin e ne Has dhe do te vijoje ne 7 qytete te tjera duke bashkuar 105 shkolla nga tetë bashki për të prezantuar projekte që adresojnë sfida reale të komunitetit.

Në qytetin e Hasit, nxënësit prezantuan ide dhe zgjidhje inovative, të zhvilluara përmes teknologjisë micro:bit, për të trajtuar probleme mjedisore, urbanistike dhe sociale si emigracioni. Përfaqësuesja e British Council, Daniela Nuredini shpjegoi se programi Rrugë Alternative, mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga British Council Albania, ka ne fokus zhvillimin profesional, duke synuar pajisjen e të rinjve me aftësi dhe mundësi që t’i ndihmojë ata të përparojnë në komunitetet e tyre. Sfida e Kodimit do te vijoje ne qytetitn e Tropojes dhe do te jene gjithsej shkollat e 8 qyteteve pjesëmarrëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit