-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti publikon videon si ishte organizuar sulmi me 20 kg eksploziv në Ibër-Lepenc

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

 

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka bërë të ditur se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë në vend.

“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”.

“Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë,” ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka publikuar një video që dokumenton reagimin brenda 48 orëve të para dhe pas incidentit.

“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor.

Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim,” ka përfunduar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit