-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 11 Dhjetor vendoset fati i gjuhës shqipe në Maqedoni, Florim Ajdini: Tregoni pjekuri që të ruhet paqja

Kryesoret

Në datë 11 Dhjetor Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të vendosë për fatin e ligjit për gjuhët. Tre ditë përpara se gjykata të shprehet, Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka një apel të fortë për anëtarët që do të vendosin për fatin e ligjit të shumëdebatuar që mund të jetë pika që mund të derdhë gotën për nisjen e një konflikti të ri etnik.

Prof. dr. Florim Ajdini kërkon nga gjykata rikonfirmimin e ligjit përmes propozimeve konkrete që gjuha shqipe të etablohet ligjërisht sipas kërkesave të komisionit të Venecias, përfshirë aty “përfaqësimin e saj si gjuhë zyrtare madje edhe në dispozitat ligjore që parashikojnë përdorimin e saj edhe në bankënota, në uniformat e ushtrisë dhe të tre nivelet e gjyqësorit”.

Kjo thotë më tej, zoti Ajdini do të ruante paqen dhe do të “zbuste marrëdhëniet ndëretnike duke shërbyer në konsolidimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë

Ju rikujtojmë se Ligji për gjuhët, nga viti 2018, edhe ashtu, për shkaqe të panjohura, nga
Qeveria paraprake, është ligj i keqkonceptuar dhe si i tillë nuk i dedikohet zyrtarizimit ligjor të Gjuhës Shqipe! Si i tillë ai, i referohet Gjuhës së panjohur të 20%-shit! Kërkojmë që anëtarët shqiptarë të Kushtetueses, të reagojnë lidhur me rikorigjimin e Ligjit, nëpërmjet propozimeve konkrete, që Gjuha Shqipe, të etablohet ligjërisht, sipas kërkesave të Komisionit të Venedikut, përfshi aty, përfaqësimin e saj si Gjuhë zyrtare, madje edhe në dispozitat ligjore, që parashikojnë përdorimin e saj edhe në banknota, edhe në uniformat e ushtrisë dhe në të trija nivelet e gjyqësorit.

Akademia Shqiptare Kujton  që plotësimi i kërkesës së tyre, është në përputhshmëri edhe me përvojat ndërkombëtare, të vendeve demokratike, edhe me gjendjen demografike të shqiptarëve në terren, si dhe kuotat për pakicat substanciale, në rastin konkret për shqiptarët si komunitet dytë në numër në RMV. Një bashkëpunim eventual i këtillë, do të zbuste marrëdhëniet ndëretnike në vend, duke kontribuar kështu edhe në konsolidimin errugës së vendit drejtë Unionit Europian! Mbetemi me shpresë se Gjykata Kushtetuse, do të tregojë pjekuri të duhur, në momentin e dhënë në mënyrë që të ruhet paqja, stabiliteti dhe integriteti i vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit