Rozana Radi dhe Sany Dimitri janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”. Në vend të dytë u rendit Eneda Tarifa dhe të tretin Ronela Hajati.
Kënga “Akoma“, mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.
Rozana në skenë u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Ndërsa kupën e fitores ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.