Në kuadër të operacionit “Bad Spin 11”, policia ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar një të mitur në Krujë dhe Fushë-Krujë për organizim të basteve sportive online të paligjshme.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 11 telefona celularë dhe një laptop si prova materiale.
Autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar individët që zhvillonin këtë aktivitet në lokale të ndryshme, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.