-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH shpall non grata ish.zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe një gjyqtar

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Ata janë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas DASH, ata janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në bazë të OE 14033. Si pjesë e këtij veprimi, janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit