-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Siria meriton paqen më shumë se çdo vend tjetër

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për paqe dhe stabilitet në Siri, duke kritikuar regjimin e Bashar al-Assadit dhe duke theksuar angazhimin e Turqisë për një zgjidhje të qëndrueshme. Ai u shpreh se populli sirian ka paguar çmimin më të madh nga lufta dhe dhuna dhe ka theksuar se Turqia ka mbështetur gjithmonë sirianët, duke ofruar strehim dhe mbështetje për ata që janë larguar nga konflikti.

“Ne gjithmonë kemi punuar për këtë qëllim. Ky ishte qëllimi ynë i vetëm kur i hapëm dyert për vëllezërit dhe motrat tona që iknin nga dhuna dhe ne ua zgjatëm dorën për t’i ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Por regjimi i Damaskut nuk e kuptoi vlerën e zgjatjes së dorës së Turqisë”, u shpreh Erdogan.

 “Turqia është në anën e drejtë të historisë edhe sot, siç ishte dje. Ne duam të shohim të mbizotërojë paqja në Siri, ku arabët, turkmenët, kurdët, alavitët, sunitët, e të krishterët jetojnë bashkë e nuk përjashtohen, nuk u cenohen të drejtat dhe liritë, nuk keqtrajtohen, por jetojnë përkrah njëri-tjetrit”, shtoi ndër të tjera presidenti turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit